Hysaj tund rrjetën, Shqipëria shënon golin e dytë ndaj Bjellorisë

Hysaj tund rrjetën, Shqipëria shënon golin e…

Elseid Hysaj ka dyfishuar avantazhin e Shqipërisë në minutën e 57-të, në përballjen ndaj Bjellorusisë që po luhet në Budapest.

Mbrojtësi kuqezi mori topin në krahun e djathtë dhe lëshoi një gjuajtje drejt portës, e cila u devijua nga mbrojtja kundërshtare dhe përfundoi në rrjetë, duke mposhtur portierin bjellorus.

Një gol me shumë rëndësi për Kombëtaren, që tashmë kryeson 0-2 dhe është gjithnjë e më pranë sigurimit të vendit të parë në Grupin C1.

Shqipëria e nisi këtë takim me 12 pikë, dy më shumë se Bjellorusia, ndaj i mjafton edhe një barazim për të siguruar kreun e grupit dhe ngjitjen direkte në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Golin e parë për kuqezinjtë e shënoi Rey Manaj në minutën e 28-të. Ndeshja vijon të luhet.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit