Bllokohet prej disa orësh aksi Firzë–Fushë-Arrëz, shembja e gurëve paralizon qarkullimin

Bllokohet prej disa orësh aksi Firzë–Fushë-Arrëz, shembja…

Prej më shumë se një ore, qarkullimi në aksin rrugor Firzë–Fushë-Arrëz është bllokuar si pasojë e shembjes së gurëve në rrugë.

Sipas denoncimit të mbërritur nga qytetarët, automjetet kanë mbetur të bllokuar, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga strukturat përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij aksi.

Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e reagimit, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e këtij segmenti rrugor dhe përgjegjësinë e institucioneve për mirëmbajtjen e tij.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente për largimin e gurëve dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit