Aksident i rëndë në Elbasan: Makina përplas këmbësorin, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Aksident i rëndë në Elbasan: Makina përplas…

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Elbasan, ku një këmbësor i moshuar është përplasur nga një automjet dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, në zonën e ish-Parkut të Rezervave të Shtetit. Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, duke lënë të moshuarin të plagosur në rrugë.

Ende nuk dihet identiteti dhe mosha e saktë e këmbësorit, ndërsa rrethanat e aksidentit dhe identifikimi i drejtuesit që u largua mbeten për t’u sqaruar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit