Ku shkojnë paratë e qytetarëve? Unaza e Fushë-Krujës me pellgje uji e gropa në çdo metër

Ku shkojnë paratë e qytetarëve? Unaza e…

Gjendja e Unazës së Fushë-Krujës është kthyer në shqetësim për qytetarët. Përmes një denoncimi, një banor ngre alarmin për amortizimin e rëndë të rrugës, e cila është mbushur me gropa të shumta dhe pellgje uji, duke e bërë qarkullimin thuajse të pamundur.

Sipas qytetarit, në këtë aks kalojnë vazhdimisht kamionë, ndërsa gjendja e rrugës vijon të përkeqësohet, pa u marrë masat e nevojshme për rehabilitimin e saj.

Në mesazhin e tij, qytetari shpreh revoltën edhe ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut, duke ironizuar: “Ilaçe i bëfshin lekët e popullit!”

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, pasi kjo rrugë është kthyer në një problem të përditshëm për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e saj.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit