Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja e zhdukur nga Shkodra, dyshohet se u abuzua s*ksualisht në disa qytete

Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja e zhdukur nga…

Një 13-vjeçare nga Shkodra, e cila ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me familjen, është gjetur në Tiranë pas disa ditësh kërkimesh. Por, ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje janë dyshimet se e mitura ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga disa persona në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Sipas raportimeve mediatike, vajza me origjinë shqiptaro-amerikane ishte larguar nga shkolla private ku mësonte në Shkodër, pa hyrë në mësim, dhe kishte udhëtuar me autobus drejt Tiranës. Gjatë ditëve në vijim, ajo dyshohet se ka lëvizur edhe në Fier, Gjirokastër, Vlorë, Durrës dhe Burrel, përpara se të gjendej sërish në kryeqytet.

Pas gjetjes, 13-vjeçarja është konstatuar në gjendje të rënduar psikologjike. Dyshimet për abuzim seksual janë ngritur pas ekzaminimeve mjekësore, dëshmisë së saj dhe provave të mbledhura nga grupi hetimor.

Deri më tani, raportohet se katër persona janë arrestuar, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Dyshohet se në këtë ngjarje mund të jenë përfshirë shtatë ose më shumë persona. Sipas informacioneve të publikuara, në disa raste të dyshuarit mund t’i kenë dhënë para të miturës.

Kërkimet për vajzën janë zhvilluar nga strukturat e Policisë në disa qytete, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me asistencën e përfaqësuesve të sigurisë së Ambasadës Amerikane.

Aktualisht, e mitura ndodhet në një qendër sociale në Tiranë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e të gjithë personave të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit