Është arrestuar 17-vjeçari i dyshuar për plagosjen me thikë të një punonjësi të një fast-food-i në qytetin e Fierit.
I mituri dyshohet se ka goditur me mjet prerës në bark 29-vjeçarin Bexhet Myftari, pas një konflikti mes tyre, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”. Pas plagosjes, 29-vjeçari u transportua në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e 17-vjeçarit me inicialet G. A., pas veprimeve hetimore dhe kontrolleve të kryera për lokalizimin e tij.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.