Kaos në linjën e Paskuqanit, mbi gjysmë ore pritje dhe autobusë të tejmbushur

Kaos në linjën e Paskuqanit, mbi gjysmë…

Banorët e Paskuqanit vijojnë të përballen çdo ditë me probleme në transportin publik.

Një qytetar denoncon vonesat dhe mbingarkesën e autobusëve të kësaj linje.

Sipas denoncimit, autobusi që pritej në orën 08:00 ka mbërritur vetëm në orën 08:30. Edhe pse në autobus ndodhej kontrolli i biletave, qytetari shprehet se askush nuk reagoi për kushtet në të cilat udhëtonin pasagjerët.

Autobusët janë çdo ditë të tejmbushur, aq sa dyert mezi mbyllen, ndërsa shumë qytetarë mbeten në stacione në pritje të autobusit të radhës.

Qytetari ngre shqetësimin për mungesën e reagimit ndaj kësaj situate dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për përmirësimin e shërbimit të transportit publik në Paskuqan.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit