Vila buzë greminës në Currila, blloqet e betonit ngrihen mbi shpatin që shkërmoqet

Vila buzë greminës në Currila, blloqet e…

Pamja ajrore tregon qartë një skenë që ngre alarmin për sigurinë urbane dhe gjeologjike në Durrës! Një rresht i tërë vilash të bardha betoni, të ngritura fare pranë buzës së një shpat të pjerrët dhe të zhveshur në zonën e kodrave të Currilave, pikërisht aty ku rreziku i rrëshqitjes së dherave bëhet kritik sa herë ka reshje të vazhdueshme.

Në foto, strukturat e ndërtimit duken të rreshtuara përgjatë kurorës së shpatit, me pamje nga deti dhe pranë pikave të njohura të zonës, por me një distancë minimaliste nga gremina e gërryer. Kur toka ngarkohet me ujë nga shirat e pandërprerë, shpatet pa stabilizim të mjaftueshëm kthehen në pika të dobëta me rrezik të lartë lëvizjeje masive të dherave.

Ndërtime të vendosura kaq afër një shpat të paqëndrueshëm ngrenë pyetje të forta mbi procedurat dhe kontrollin institucional.

Kush ka miratuar projektet dhe lejet për këto objekte në një zonë me topografi kaq të ndjeshme? Ajanë bërë studime të mirëfillta gjeologjike dhe gjeoteknike të truallit përpara hedhjes së themeleve, apo formalitetet kanë mbetur vetëm në letër? Çfarë masash mbrojtëse dhe përforcuese janë parashikuar për të mbajtur shpatin të qëndrueshëm nën peshën e betonit dhe ndikimin e ujit?

Kur paralajmërimet e natyrës injorohen në emër të interesit ndërtimor, faturën rrezikojnë ta paguajnë banorët, pronarët, bizneset dhe e gjithë zona përreth.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit