Pas denoncimeve në JOQ, zhduket tymi i fabrikës së tullave “Edil Centro”

Pas denoncimeve në JOQ, zhduket tymi i…

Pas denoncimeve të vazhdueshme në JOQ, tymi që dilte nga oxhaku i fabrikës së tullave dhe tjegullave Edil Centro në Laprakë është zhdukur.

Në pamjet e sotme, oxhaku nuk shfaq më shtëllungat e dendura të tymit që shqetësonin banorët e zonës.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një ndërprerje të përkohshme apo nëse janë marrë masa konkrete për të zgjidhur problemin e ndotjes.

Prej kohësh, banorët e Laprakës kanë denoncuar tymin që, dilte nga oxhaku i fabrikës në mëngjes, në mesditë dhe deri në orët e vona të natës. Ata shprehnin shqetësimin se ndotja po ndikonte në cilësinë e ajrit dhe në shëndetin e familjeve të tyre.

Sipas dëshmive të tyre, situata i kishte detyruar të mbanin dritaret mbyllur dhe të kufizonin daljet e fëmijëve jashtë banesave.

Fabrika Edil Centro, e cila këtë vit kaloi në pronësi të Korporatës Atlas, në pronësi të Dervish Domit, ishte vënë në qendër të shqetësimeve të komunitetit. Edhe pse banorët u ishin drejtuar disa herë Policisë dhe Ministrisë së Mjedisit përmes ankesave, shkresave dhe emaileve, nuk kishin marrë një zgjidhje konkrete.

Publikimi në JOQ duket se ka sjellë një reagim të menjëhershëm, por banorët kanë nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme, jo vetëm për një ndërprerje të përkohshme të tymit. E drejta për të marrë frymë lirshëm nuk duhet të jetë një kërkesë që përsëritet çdo ditë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit