Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në rrugën “Myslym Shyri”, pranë zonës së Tawanit.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një person është parë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pa ndjenja dhe me fytyrën e mbuluar nga gjaku.
Ndërkohë, nga dëshmitarët në vendngjarje raportohet se mund të ketë edhe një viktimë, por ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Priten detaje të tjera për rrethanat e aksidentit dhe gjendjen e personit të përfshirë.