Mund ta keni dëgjuar si skenar për vite me radhë… se si Lulzim Basha do ulej në karrigen e kryeministrit të Shqipërisë dhe të gjitha halleve të shqiptarëve do u vinte fundi… Por këtë radhë bëhet fjalë për Lulzime Farien, versionin femëror të emrit të lartësuar që synon karrigen e kryeministres së Shqipërisë.
Modelja, është e famshme për disa dalje televizive ku deklaron se avantazhin kudo ia jep pamja fizike, pasi në jetën e përditshme është gjithnjë e spikatur për shkak të pamjes. E yshtur nga Rilindja, ajo synon postin më të rëndësishëm në vend, për të zëvendësuar kështu Ramën.
Lulzimja e lëvizjes “Të Bashkuar për Shqipërinë”, dhe grupi që i vjen nga pas është vetëm një nga shumë partitë e reja të krijuara në emër të protestës. Vetëm pesë ditë pas krijimit të formacionit të parë politik nga një grup studentësh pranë Partisë Demokratike.
Faria deklaroi se puna për mbledhjen e firmave ka nisur dhe se së shpejti do të nisë një tur takimesh në qytete dhe fshatra. Nuk dihet ende se kush janë financuesit apo organizatorët e vërtetë që qëndrojnë pas kësaj nisme. Lulzimja nuk sqaroi se çfarë roli drejtues do të mbajë vetë në strukturat e partisë.
E pyetur nga gazetarët nëse ky grupim gëzon mbështetjen reale dhe mandatin e studentëve protestues në shesh, ajo zgjodhi të largohej pa dhënë asnjë koment.