“E ka porositur pronarja”, burri mashtron kamarierin dhe i merr 15 mijë lekë për një ilaç mizash

“E ka porositur pronarja”, burri mashtron kamarierin…

Një rast i përsëritur mashtrimi është denoncuar nga pronari i një biznesi, i cili paralajmëron edhe bizneset e tjera që të tregohen të kujdesshme.

Ai ka treguar se një person është paraqitur ditën e djeshme në biznesin e tij dhe i ka thënë punonjësit se pronarja kishte porositur një ilaç kundër mizave, në vlerën 15 mijë lekë.

Duke besuar se porosia ishte bërë nga shefja, punonjësi ia ka blerë produktin dhe ai është larguar pasi ka marrë 15 mijë lekë prej tij.

Pronari thotë se e njëjta skemë rezulton të jetë përdorur edhe në biznese të tjera prandaj bën apel për kujdes dhe paralajmëron se rastin do ta denoncojë në polici.

“Çështja nuk është vlera e produktit, por mashtrimi. Djali im po ndihet shumë keq, sepse ka vepruar me mirëbesim”, shprehet pronari.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit