Pa u zbardhur mirë dita, i riu me kapele vjedh brenda pastiçerisë

Pa u zbardhur mirë dita, i riu…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast vjedhjeje në biznesin e tij familjar në qytetin e Durrësit.

Sipas denoncuesit, ngjarja ka ndodhur sot, në orët e para të mëngjesit, ku një person ka hyrë në ambientet e biznesit dhe ka marrë para.

Familjarët kanë dërguar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë, ku personi shihet duke hapur derën me forcë dhe duke vjedhur në banak.

Ata kanë dërguar edhe një fotografi të shkëputur nga kamerat, me shpresën se publikimi do të ndihmojë në identifikimin e personit dhe do të shërbejë si një paralajmërim për bizneset e tjera që të tregojnë kujdes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit