Sot 29 Nëntori, shqiptarët festojnë 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë

Sot 29 Nëntori, shqiptarët festojnë 82-vjetorin e…

Shqipëria përkujton sot 82-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë, një prej datave më të rëndësishme të historisë së vendit, e cila edhe pas më shumë se tetë dekadash mbetet objekt debatesh politike.

29 Nëntori konsiderohet nga e majta si Dita e Çlirimit, ndërsa e djathta njeh 28 Nëntorin si datën e Pavarësisë dhe të Çlirimit të Shqipërisë.

Vendi u pushtua nga Italia fashiste më 7 prill 1939 dhe qëndroi nën pushtim deri në kapitullimin e saj në shtator 1943,

kur në Shqipëri hynë trupat gjermane.

Pas çlirimit të Tiranës më 17 nëntor 1944 dhe të pjesës më të madhe të territorit, Shkodra mbeti qyteti i fundit i rëndësishëm nën pushtimin gjerman. Më 29 nëntor 1944, edhe ky qytet u çlirua, duke shënuar përfundimin e pushtimit nazist në vend.

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare përbën një nga periudhat më të rëndësishme të historisë shqiptare. Përmes saj, Shqipëria u shkëput nga blloku nazifashist dhe u rreshtua në krah të koalicionit antifashist, së bashku me aleatët e mëdhenj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Sovjetik.

Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, çlirimi i Shqipërisë u realizua pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Ushtrisë së Kuqe. Në luftë u përfshinë krahina, qytete dhe fshatra nga jugu në veri, me një mobilizim të gjerë të popullsisë kundër forcave pushtuese.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit