Protesta e 28 Nëntorit/ Arrestohen 12 persona, 19 të tjerë nën hetim, 17 efektivë të plagosur

Protesta e 28 Nëntorit/ Arrestohen 12 persona,…

Policia ka vënë në pranga 12 persona dhe ka nisur procedimin penal për 19 të tjerë, në kuadër të hetimeve për incidentet dhe aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës së 28 nëntorit, në Ditën e Pavarësisë.

Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, duke i goditur me sende të forta, mjete piroteknike dhe bomba molotov. Ata akuzohen gjithashtu për bllokimin e qarkullimit rrugor dhe dëmtimin e pronës publike.

Bilanci i përplasjeve ishte 17 punonjës policie të lënduar.

Në mesin e personave të arrestuar janë: Enest Kapo, Hasan Xhik, Sami Ademi, Minushe Duzha, Besard Halilaj, Ervis Disha, Lutfi Vata, Elton Caushaj, Klajdi Jonuzi, Ylvana Mahmuti, Shpend Çerpia dhe David Çerpia.

Policia bën me dije se hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë dhe dokumentimin e përgjegjësive individuale.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurori për një sërë veprash penale, mes të cilave organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme, prishja e qetësisë publike, kundërshtimi i punonjësve të Policisë, shkelja e rregullave për lëndët plasëse dhe djegëse, pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, shkatërrimi i pronës me zjarr, si dhe mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit