Remitancat/ Vetëm në maj, diaspora shqiptare dërgoi 100 milionë euro

Remitancat/ Vetëm në maj, diaspora shqiptare dërgoi…

“Mbaju nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë”.

Kjo thënie e bukur sot më shumë se kurrë ka vlerë për Kosovën.

Diaspora shqiptare vazhdon të jetë “serumi” i ekonomisë në Kosovë.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, vlera e remitancave ka arritur në 433 milionë euro.

Ose 28 milionë euro më shumë, se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Financave të Kosovës, Hykmete Bajrami.

“Vlera e parave të mërgimtarëve me prejardhje nga Kosova, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, ka qenë 100,7 milionë euro.

Ndërsa në muajin maj të vitit të kaluar, kjo vlerë ka qenë 78,4 milionë euro”,- thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Sipas Agjencisë së Statistikave, deri në fund të vitit 2018, numri i qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës vlerësohet të jetë 850 mijë vetë.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit