Detaje të reja mësohen me autorin që vrau brenda kamionçinës Gëzim Saraçin në Gjirokastër.
Autori dyshohet se është me origjinë nga Derviçani i Dropullit.
Pas sherrit me shoferin që mbeti i vdekur, autori ka marrë në telefon familjarët e tij duke i thënë: “Më kanë qëlluar, më kanë vrarë”.
Familjarët e tij kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dhe gjetën viktimën Gëzim Saraçi, por jo të afërmin e tyre.
Policia dyshon se ai është plagosur nga ngjarja, dhe ka ikur në drejtim të paditur.
Ata kanë ngritur postoblloqe të shumta për kapjen e tij.
/Gazetaatdheu.com/