Policia e Gjirokastrës shprehet se ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e 57-vjeçarit Gëzim Saraçi.
Ai quhet Mihal Thimjo, dhe ishte shpallur në kërkim nga policia.
Gëzim Saraçi u vra dje brenda kamionçinës së tij.
Autori është kapur në automjetin e tij në rrugën nacionale pranë lagjes së njohur si “Blloku i furrave”, referuar burimeve policore.
Të dy personat kishin njohje familjare, ndërkohë ditën e djeshme, para krimit, kishin qenë për drekë në Poliçan të Zagorisë.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit.
Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë në kokë, që solli vdekjen e 57-vjeçarit.
Ndërkohë, edhe autori ka plagë në shpatull e këmbë.
/Gazetaatdheu.com/