Nuk mund të themi nëse kjo është një politikë e mirëorganizuar dhe e paramenduar për të shkatërruar familjet dhe fëmijët, por shumë kompani që prodhojnë lodra, kanë njerëz perversë.
Videoja e një nëne nga SHBA, është bërë virale në mediat sociale, ku ajo tregon se si një kukull që i ka blerë vajzës së saj të vogël, për ditëlindje, e kishte lënë pa fjalë…
Ajo që dukej si një kukull normale për femijë, tregon në një video nëna e quajtur Jamie Nelson Cornaby, pas një inspektimi nga afër shikon se ka një dukuri tepër të çuditshme dhe aspak të zakonshme për një lodër.
Kukulla e vajzës së saj kishte një buton në pjesën intime në mes të dy këmbëve, ku pasi e shtypje, lëshonte pasthirrma seksuale.
“Unë po ia tregoja burrit tim dhe dëgjova disa tinguj të tjerë që nuk i kisha dëgjuar kurrë më parë.
Nëse shikoni, këtu poshtë është një buton, këtu në pjesën intime të saj.
Nëse e shtyp ajo lëshon këto tinguj…
Unë e di se disa prej jush mund të mos mendojnë se kjo është një gjë e madhe, por kjo është e gabuar!”- ka sqaruar gruaja në reagimin e saj.
Gruaja e irrituar vazhdon: “Si fillim, nuk thuhet asgjë në lidhje me këtë buton në kutinë e ambalazhit, asgjë, por butoni është aty dhe bën një tingull gazmor kur ju prekni pjesët e saj private.
Për mua është njëlloj si tingujt seksual dhe është aq shqetësuese. Kur e ul, bën edhe tinguj të tjerë qesharakë!”
Pas videos virale, një nga mikeshat e Cornaby dhe burrit të saj, Xhesika McManis, nisi një peticion ku i kërkoi prodhuesit të ndalonte shitjen e këtyre kukullave.
Më shumë se 360,000 njerëz kanë nënshkruar peticionin, duke thënë se, kukulla ishte e papërshtatshme dhe shëmtuar.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=x04VWk2reCU&feature=emb_title
/Burimi: Daily Mail/ Gazetaatdheu.com/