Plumbat e kallashnikovit i morën jetën një natë më parë, 23-vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër. Drama thellohet kur mëson se ai u ekzekutua nga miku i tij.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit, por Gazeta Atdheu ka mësuar se autori i ngjarjes është Sebastian Smakaj.
Autori i vrasjes së Gledis Krajës, Sebastian Smakaj
Autori dhe viktima ishin shokë me njëri-tjetrin dhe këtë e konfirmojnë edhe komentet e tyre në rrjete sociale. Gazeta Atdheu i paraqet ato me foto më poshtë.
Sipas burimeve nga vendngjarja, dy të rinjtë dyshohet se janë konfliktuar fillimisht për motive të dobëta, e më pas, autori Smakaj, ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar shokun e tij Gledis Kraja teksa ndodhej në makinë.
Kraja mbeti fillimisht i plagosur por pasi u dërgua në spital, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
LEXO EDHE:
FOTO/ Kush është 23-vjeçari Gledis Kraja që u èkzèkutuá në Shkodër