Çifti presidencial, Donald dhe Melanie Trump tërheqin sërish vëmendjen e mediave me veprimet e tyre.
Së fundmi, pas një fjalimi të Melanie në konventën e republikanëve, Trump shkoi për ta puthur.
Por, ajo shihet që e shmang dhe i zgjat vetëm faqen.
Ky veprim është komentuar shumë në rrjetet sociale.
“Melania kthen faqen kur Trump donte t’i jepte një puthje. As nuk e fshehu neverinë”,– ka shkruar një ndjekës.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Zonja e Parë i shmanget kreut të Shtëpisë së Bardhë pasi vetëm disa ditë më parë teksa presidenti është përpjekur për ta kapur për dore ajo e ka larguar.
/Gazetaatdheu.com/