Në Gjirokastër situata me Covid-19 është përkeqësuar.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka bërë një mbyllje të pjesshme të bashkisë deri në një afat të dytë.
Po ashtu mësohet se të infektuar ka pasur në zyrat e Adisës, në dy banka dhe në një fabrikë prodhimi ushqimor.
Ndërkohë Gjirokastra është një nga qarqet më të prekura.
Ditën e djeshme u raportuan 71 raste. Ndërsa nga fillimi i pandemisë në këtë qark janë infektuar 476 persona.
Burimi: TPZ