Policia Greke arrestoi 15 burra dhe 11 gra në një shtëpi publike që vepronte në zonën qendrore të Athinës në Omonia në shkelje të rregullave të bllokimit të Covid-19-.
Mes të arrestuarve është edhe një grua me origjinë shqiptare. Shtëpia publike ndodhej në një ndërtesë dykatëshe.
Disa ditë më parë të arrestuarit u gjobitën me një total prej 18,800 euro për shkelje të protokolleve të sigurisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për këtë ndërtesës iu vendos dryni.
Gjithsesi, ata vendosen të mos pyesnin për bllokimin, duke prishur vulën.
Një ukrainas dhe një grua greke u arrestuan me akuzat e funksionimit të bordellos në shkelje të një urdhri për mbylljen e saj gjatë bllokimit të lëshuar nga Bashkia e Athinës.
Greqia është një nga shtetet më të goditura nga pandemia e koronavirusit. Vetëm ditën e sotme u raportua për 87 vdekje dhe 2152 raste të reja me koronavirus.