Krijimi i universit, kafshëve dhe qënieve njerëzore është padyshim një nga intrigat e njerëzimit.
Shumë filozofë kanë dhënë idetë e tyre rreth kësaj teme, por shumë pak janë të besueshme.
Njeriu ishte i fundit që iu bashkua universit dhe më konkretisht janë dy njerëzit që në mitologji njihen si Eva dhe Adami.
Fillimisht, sipas Biblës, Zoti “modeloi” Adamin, i krijuar nga disa mbetje balte, ndërkohë që Eva besohet se u krijua nga një prej brinjëve të Adamit.
Por një teori akademike ka tronditur botën. Media amerikane “Daily Beast” shkruan se teoria e fundit e tyre nuk ka të bëj aspak me brinjët.
Duke iu referuar këtyre burimeve dhe teorisë së shkencëtarëve, Eva në të vërtetë u formua nga organi gjenital i Adamit ose për ta thënë më troç nga kocka e penisit që tashmë i mungon mashkullit.
Kjo kockë e quajtur bakulum, sot gjendet te disa gjitarë, por mungon te njeriu.
Edhe nga një perspektivë e lashtë, ideja që Eva u krijua nga një brinjë ka disa pikëpyetje që vështirë se do të marrin përgjigjen e duhur.