Aktori britanik, David Prowse ka humbur jetën nga Covid-19. Lajmin e ka bërë vajza e tij në një postim në Twitter, ku ka thënë se qëndroi 2 javë në spitalin Covid të Londrës ku dhe më pas humbi jetën. Prowse humbi jetën në moshën 85-vjeçare. Vajza e tij, Rachel tha se ai ishte një person i mirë dhe shumë bujar.
“Ai mund të dukej mjaft i frikshëm, por si person ai ishte një njeri i ëmbël, i mirë dhe bujar. Ai me të vërtetë ishte një gjigant i butë. Dhe për ne ai ishte babai ynë,” tha ajo.
David Prowse njihet për rolin e tij në triologjinë e famshme Star Wars, ku dhe luajti personazhin famkeq Darth Vader./dosja.al