![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2021/01/pjimage-1-2.jpg)
Së fundmi një biznesmene mjaft e njohur në Hong Kong e quajtur Luo Lili i ka dhënë fund jetës së bashku me vajzën e saj 5-muajshe. Dyshohej se ajo vuante nga depresioni pas lindjes dhe kjo mund ta ketë çuar drejt vdekjes.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2021/01/640-0-5ffd9eaa2b077.jpg)
Luo Lili është gjetur e pajetë më vajzën e saj përpara një blloku apartamentesh. Ajo vinte nga një familje mjaft e pasur dhe ishte themeluesja e kompanisë TriBeluga. Miliarderja kishte studiuar në SHBA e më pas kishte jetuar në Zvicër dhe Australi.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2021/01/640-0-5ffd9eaa070d1.jpeg)
Ajo ishte një nënë beqare dhe shpesh herë ndante në rrjetet sociale foto me të bijën. Luo njihej edhe me personazhe publike siç ishin Rita Ora dhe Hillary Clinton.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2021/01/640-0-5ffd9ea9cfe99.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2021/01/640-0-5ffd9ea9801ca.jpg)