![Fatkeqësi brenda familjes, katër orë pas njëra-tjetrës,…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2020/08/auto_covid11596378684-e1596379076961-650x365.jpg)
Nënë e bijë kanë humbiur jetën ditën e sotme në qytetin e Librazhdit si pasojë e Covid. Mësohet se S.L 93 vjeç dhe V.H 71 vjeç kanë ndërruar jetë katër orë pas njëra-tjetrës.
93-vjeçarja jetonte në shtëpi me vajzën e saj Verën dhe bashkëshortin e kësaj të fundit. Vera Hysa ka qënë specialiste në ish-bazën e Bujqësisë Librazhd. Më parë ka ndërruar jetë mamaja e saj dhe pas 4 orësh ka ndërruar jetë dhe e bija. Pas shenjave të Covidit gruaja është nisur menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, mirëpo nuk ka mundur të mbijetojë.