Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Një trajler përplasi një 62-vjeçar që ishte duke ecur me biçikletë dhe më pas u dërgua në spital.
Ndërkohë në mbrëmje u njoftua se 62-vjeçari me inicialet R.Z ka ndërruar jetën pasi goditja ishte e fortë dhe nuk mundi dot t’i rezistonte plagëve të marra.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Kryqëzimi i Cërrikut’, pjesë e aksit nacional Elbasan-Librazhd.