Një tjetër tërmet i fortë ka goditur mbrëmjen e sotme Greqinë. Sipas qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, një tërmet me magnitutë 5.3 të shkallës Rihter u regjistrua vetëm pak minuta më parë.
Epiqendra e lëkundjeve rezulton të jetë 30 kilometra në perëndim të Larisës dhe 17 kilometra në perëndim dhe jugperëndim të Tyrnavos.
Thellësia e vatrës sipas EMSC ishte 2 km. Ndërkohë kujtojmë se gjatë ditës Greqia u godit nga një tërmet i fortë prej 6.0 ballësh.
Zona më e prekur ishte Larisa, ku u regjistruan dëme të konsiderueshme materiale. Që prej këtij tërmeti janë regjistruar shumë pas lëkundje të cilat shkaktuan shumë panik te qytetarët të cilët u larguan nga banesat e tyre.
M5.2 #earthquake (#σεισμός) strikes 30 km W of #Lárisa (#Greece) 12 min ago. Updated map of its effects: pic.twitter.com/jNc9YA7nUu
— EMSC (@LastQuake) March 3, 2021