Pasi kemi denoncuar me radhë të gjithë tenderat e monopolizuar të oksigjenit të lëngshëm të fituar nga kompanitë e Nik Halilit, si pa të keq ai vazhdon e përfiton nga taksat e shqiptarëve nëpërmjet procedurave të prokurimeve publike. E mbani mend besojmë Besnik Halilin, bashkëshortin e drejtoreshës së SHSSH, atij të cilit i doli emri në dosjet e përgjimit të Ndranghetas si relator i pazareve 20%-ëshe më kryebashkiakun Erion Veliaj? Dora vetë, i tëri dhe i bëri ka përfituar dje një tender nga spitali i Durrësit, sigurisht për çfarë tjetër për oksigjen të lëngshëm, me një vlerë prej 216 milionë lekësh pa TVSH.
Procedura është realizuar me Negociim të Drejtpërdrejtë, ose e thënë ndryshe para në dorë. Është e frikshme shuma që ka përfituar Nik Halili në shkelje për oksigjen, në Fushën e Shëndetësisë.
Derdhje Transaksionesh nga Thesari i Shtetit ndër Vite
Viti 2012-2013, 193 MILIONË LEKË
Viti 2014, 3.4 MILIARDË LEKË
Viti 2015-2018, 6.5 MILIARD LEKË
Viti 2019-2020, mbi 10 MILIARD LEKË
Tenderi më i fundit që ka përfituar Halili, qëndron me shkelje për Mungesë Konkurrence, ku rezulton si operator i vetëm, dhe Mungesë Gare, Negociim i Drejtpërdrejtë.
GTS ka përfituar tendera në vlerë mbi 18 MILIARD LEKË nga procedurat e tenderimeve publike.