Një person është qëlluar me armë pasditen e sotme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Pasi kanë qëlluar një herë drejt objektivit të tyre, autorët janë larguar në këmbë në drejtim të paditur.
I riu drejt të cilit u qëllua ishte brenda automjetit të tij Mercedes Benz ML me targën AA 999 BO.
Gazeta Shqip mëson se në momentin që u qëllua në makinë bashkë me të ishte dhe një grua shtatzënë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendgjarje duke rrethuar zonën dhe për të bërë të mundur kapjen e autorëve.