Trinomi Ledjana – Mevlan – Antonela ka marrë vëmendjen e të gjithëve në Përputhen.
Sa më shumë Mevlani tregohet i afërt me Antonelën, aq më shumë xheloze bëhet Ledjana.
Mirëpo, kjo e fundit nuk e pranon dhe nuk e ka pranuar deri tani se në emision është vetëm për Mevlanin.
Por, shpesh mimikat dhe gjestet e tradhtojnë, duke u shfaqur mjaft e dobët para tij.