Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.
‘Gazeta Shqip’ mëson se një automjet ka përplasur një person me motoçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit, ku dhe nga pamjet duket rëndimi i trafikut.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca, që ka marrë me barrelë të lënduarin.
Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.