Meghan Markle dhe Princi Harry kanë bërë të ditur gjatë një interviste me Oprah Winfrey se kanë lidhur kurorë para dasmës së tyre mbretërore.
“Tri ditë para dasmës sonë, ne u martuam. Askush nuk e di këtë. Por ne e thirrëm kryepeshkopin [e Canterbury] dhe ne vetëm thamë, “Shikoni, kjo gjë, ky spektakël, është për botën, por ne duam bashkimin tonë midis nesh”,- tha Markle.
Gjatë intervistës Harry zbuloi se djali i tyre Archie do të bëhet me një motër.
“Një vajzë, e dini, çfarë mund të kërkoni më shumë? Tani kemi familjen tonë. Ne të katërt dhe dy qentë tanë, dhe ndihemi shumë mirë”,- u shpreh Harry.
Gjatë kësaj interviste, Meghan dha një deklaratë tronditëse ku u shpreh se familja mbretërore nuk kishte dashur që djali i saj të ishte një princ.
Sipas saj, ata ishin të shqetësuar se sa lëkurë të errët do të kishte Archie.