Roveri robotik “Perseverance”, i cilësuar si “Këmbëngulja”, i Agjencisë Hapësinore Amerikane ‘NASA’, vazhdon eksplorimin në Mars.
Sonda preku planetin e kuq më 18 shkurt. Sipas një postimi në Twitter, të NASA-s, të mërkurën pasdite, rover robotik do të vazhdojë eksplorimin e tij derisa të gjejë një pikë ku do të ndalet në rast se zona është e çertifikuar si zona kërkimore që kanë zgjedhur shkencëtarët.
NASA gjithashtu, ka publikuar foto të reja nga lëvizja e sondës.
“Perseverance”, u ul më 18 shkurt në kraterin “Jezero” për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike. Roveri është i pajisur me 25 kamera.
Flexing my robotic arm and doing some more checkouts of my tools. Over the next few weeks, I’ll be focused on finishing health checks of arm instruments, and then dropping off the helicopter so it can get ready for its demo flight.
Latest raw images: https://t.co/Ex1QDo3eC2 pic.twitter.com/9aZqGg6v4a
— NASA's Perseverance Mars Rover (@NASAPersevere) March 9, 2021