Pesë policë të qytetit të Oklahoma janë akuzuar për vrasje të shkallës së parë në lidhje me të shtënat që rezultuan fatale për një 15 vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së, ku një i mitur 15-vjeçar është qëlluar për vdekje në nëntor 2020.
I mituri Stavian Rodriguez, u qëllua nga policët pasi tentoi të grabiste nën kërcënimin e armës një dyqan në Oklahoma. Në videon e publikuar nga NYT, shihet se si Rodriguez, qëndron para policëve dhe hedh me shpejtësi armën në tokë.
Ai shihet teksa ngre duart në ajër, por sapo i ul qëllohet për vdekje. David Prater, gjyqtari i çështjes, ka vendosur që pesë policët e përfshirë në ngjarjen e rëndë të dënohen për vrasje të shkallës së parë.
Autopsia ka zbuluar se Rodriguez kishte pësuar 13 plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit të përdorura nga policët. Ngjarja ka ndodhur nëntorin e kaluar, ndërsa sot pesë policët që kanë qenë në shërbim dhe kanë qëlluar mbi të akuzohen për vrasje të shkallës së parë.