Ndahet nga jeta ish-profesori i universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Njazi Kazazi. Ai ishte në moshën 72-vjeçare. Profesor Njazi Kazazi njeri nder qytetaret e dobishëm te Shkodrës dhe kontribuues ne zhvillimin e arsimit.
Bir i një familje të njohur shkodrane, Njazi Kazazi, do t’i përkushtohej arsimit, fillimisht mësues në disa fshatra të Pukës, Shkodrës e Malësisë se Madhe, ku fitoi admirimin e banorëve për sjelljen e tij, edukatën, respektin ndaj tyre dhe pasionin për një mësimdhënie sa më të mirë të nxënësve. Ky përkushtim bëri që ai te caktohet në vijim specialist në ish-Kabinetin Pedagogjik të Shkodrës, një institucion shumë i rëndësishëm i kohës për arsimin, ku punoi për shume vite. Fjalë pak, punë shumë, kërkues ndaj vetes dhe kolegeve,
Njazi Kazazi, do bëhet kështu mjaft i njohur në sektorin e arsimit të Shkodrës duke fituar edhe mirënjohjen e mësuesve, drejtuesve te shkollave, nxënësve e prindërve. Vlerësimi për punën në ish-Kabinetin e Pedagogjik, bëri që Njazi Kazazi të emërohej me pas në një nivel më të lartë mësimdhënie e pikërisht pedagog ne Universitetin “Lugj Gurakuqi” te Shkodrës.