Sot do të nisë vaksinimi i mësuesve me AstraZeneca.
Në lidhje me këtë lajm ka reaguar dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila shkruan se ky është një ogur që shtron rrugën e rikthimit në normalitetin.
“Jam veçanërisht e lumtur që sot nis procesi i vaksinimit të mësuesve, heronjve tanë të palodhur, të cilët që nga dita e parë e pandemisë COVID-19 nuk e kanë ndalur sakrificën e përkushtimin e tyre ndaj nxënësve e procesit mësimor. Një ogur shumë i mirë ky që shtron rrugën e rikthimit në normalitetin që duam në shkolla dhe në jetën e përditshme,” shkruan Kushi në postimin e saj.