Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se ishte e gatshme për të porositur vaksinën ruse anti-Covid Sputnik V për vendin e saj nëse ajo do të autorizohej nga EMA, ndërsa ajo kritikohet gjerësisht për ngadalësinë e fushatës së vaksinimit në Gjermani.
‘Lidhur me vaksinën ruse, unë jam i mendimit që çdo vaksinë e autorizuar nga Agjencia Evropiane e Barnave duhet të përdoret në BE’– tha Merkel në një konferencë shtypi ditën e djeshme.
Sipas Agi.it , gjatë fjalës së saj ajo tha se do të preferonte një urdhër nga BE-ja por nëse kjo nuk do të ndodhte, atëherë Gjermania do të duhej të vepronte veçmas dhe Merkel u tregua e gatshme ta bënte këtë gjë.
Rritja e numrit të të infektuarve në Gjermani është thënë të jetë nxitur nga shpërthimet e koronavirusit në mesin e të rinjve. Spahn ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve mund të nënkuptojë që masat kufizuese, që sapo kanë nisur të lehtësohen, të rikthehen prapë.