Ura në fshatin Goriçan të Beratit është shembur. Siç shihet në fotot e mëposhtme ka qënë një kamion i cili ka pasur një ngarkesë të madhe me tulla, i cili ka bërë që ura të shembej.
Kanë qënë banorët ata që kanë ardhur në ndihmë për të bërë të mundur largimin e tullave që kishin rënë mbi urë. Nuk dihet nëse Bashkia do të ndërhyjë për të rregulluar urën dhe për të lehtësuar kalimin nga një zonë në tjetër.