Kryeministri Edi Rama do të zbarojë mesditën e sotme në “Élysée”, ku do të zhvillojë një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron. Axhenda është publikuar dje në faqen zyrtare e Presidencës franceze, ku shkruhej se takimi mes kreut të qeverisë shqiptare dhe presidentit Macron do të zhvillohet në orën 13:00.
Rama fillimisht do të takojë Clement Beaune, Ministër i Shtetit për çështjet Europiane, në orën 11:50 ndërsa më pas, së bashku me presidentin Macron do të drekojnë në Pallatin Ellisè.
Në fokus të diskutimeve do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, megjithatë nuk njoftohet që në takim të jetë e ftuar dhe kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka.