Prej disa ditësh lidhja e dyshes më të komentuar, Tea dhe Beart, nuk po shkon mirë.
Çifti i ka dhënë fund lidhjes dhe këtë e ka konfirmuar vetë Bearti në një prononcim për “Express Rozë”.
I pyetur nëse është ndarë nga Tea, Bearti ka thyer heshtjen.
“Po, është e vërtetë.”, ka deklaruar Bearti.
Para pak ditësh, Tea përmes disa postimeve në “Instastory”, la të kuptohet se ka diçka që nuk shkon dhe se ajo nuk është e lumtur.
Dyshja ditët e fundit rralluan fotot me njëri-tjetrin, por shpeshtuan postimet të cilat çonin në dyshime se janë ndarë.
Çifti që ndante gjithçka me publikun përmes rrjeteve sociale, tashmë nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.