Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një të mitur. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji, ku mjeti me drejtues E. K., ka aksidentuar 10 vjeçarin me iniciale F. I., i cili po lëvizte në këmbë. I mituri është nisur me urgjencë në spital ku po merr trajtimin e duhur mjekësor.
Ndërkohë kujtojmë se edhe ditën e djeshme një aksident i rëndë ndodhi në “Don Bosko” ku një 55-vjeçare përplasi një fëmijë të mitur që ndodhej në trotuar bashkë me mamanë e tij.
Njoftimi i policisë;