Një aksident tragjik i marrë jetën një 30-vjeçareje shqiptare në Celle Ligure në Itali.
E reja e identifikuar si Denada Nerjaku, banuese në Vado Ligure u plagos rëndë në aksidentin rrugor, ku makina e saj u përplas ballë për ballë me një automjet të tonazhit të rëndë.
Shqiptarja u dërgua me helikopter në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptarja kishte pësuar hemorragji të brendshme. Denada Nerjaku la pas një vajzë të vogël.
Prokuroria italiane është duke hetuar aksidentin për të zbardhur shkaqet.