Ndonëse kur lindi, mjekët nuk kishin shpresë se do të jetonte më shumë se 24 orë, një burrë i cili ka lindur me kokën përmbys, jo vetëm ka jetuar plot 44 vite, por edhe ka krijuar një karrierë në jetën e tij. Claudio Vieira de Oliveira i cili jeton në shtetin veri-lindor brazilian, Bahia, vuan nga arthrogryposis multiplex congenita, teksa kur lindi mjekët nuk kishin shpresë se do të jetonte.
Ai vuan nga atrofia muskulore, ku shihet që krahët i ka të bashkuar me gjoksin, ndërsa kokën e ka përmbys. Ai njihet për mesazhet motivuese që dërgon tek personat e tjerë, ndërsa gjithmonë vë në pah vështirësitë që ka kaluar si dhe sukseset. Oliveira pëlqen të bëjë çdo gjë që i pëlqen, teksa gjithmonë në intervistat e tij thekson se jeta e tij është një jetë normale qe e ka mësuar të jetë ky që është sot.
Ndonëse nuk është i arsimuar, ai di të shkruaj dhe lexojë rrjedhshëm dhe kjo falë nënës së tij, ndërsa ka shkruar një autobiografi. Që nga viti 2000 e deri tani ka qenë një përcjellës i mirë i mesazheve motivuese për jetën, ndërsa është vullnetar në një projekt qe ndihmon fëmijët e pambrojtur.