Pankarta mikpritëse në hyrje të shkollës 9 vjeçare lidhja e Prizrenit nuk lexohet e plotë për shkak të zjarrit që ka rënë në ballkonin e këtij institucioni arsimor për shkak të shkëndijave elektrike ka bërë masë te automati.
Si rrjedhojë është ndërprerë mësimi dhe nxënësit kanë dalë jashtë.
Nxënësit: U trembëm. Mësuesit na nxorën jashtë derisa erdhën prindërit e ikëm.
Prindi: Shiko si më dridhet trupi se isha e para dëshmitare kur po prisja fëmijët edhe shpërtheu kabulli… i lajmërova të gjithë dilni jashtë…