5 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke në pikën kufitare të Kapshticës, pasi u kapën me sasi të konsiderueshme droge.
Polica greke ka njoftuar se shërbimet e saj kufitare kanë gjetur në një zonë me shkurre të dendura pranë doganës së Kapshticës, 5 çanta të mëdha, brenda të cilave ndodhej sasia prej 68 kg kanabis sativa dhe 2 kg kanabis e përpunuar në formë çokollate.
Menjëherë në zonë janë vendosur patrulla dhe sapo një grup i përbërë prej 5 personash i ka marrë çantat, menjëherë shërbimet policore greke ndërhynë duke i arrestuar.
Nga hetimet, rezultoi se 3 prej shqiptarëve rezulton se kishin të ndaluar hyrjen në zonën Shengen.
Të arrestuarit janë të moshave 22-41 vjeç dhe janë banorë të zonave kufitare pranë Greqisë.