Ditën e sotme, kombëtarja angleze në faqen e saj në “Twitter”, ka postuar një album fotosh të sfidës Shqipëri-Angli të luajtur 20 vite më parë në stadiumin “Qemal Stafa”, e fituar nga anglezët me rezultatin 1-3.
“Hera e fundit në Tiranë”, shkruhet në postim, i cili shoqërohet dhe me foto të dy ekipeve dhe momente pikante të ndeshjes.
Ndërkohë ditën e sotme, Kombëtarja Shqiptare do të presë Anglinë në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, në një sfidë të vështirë ku lojtarët kuqezi do kërkojnë të japin maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.
Kjo do të jetë ndeshja e pestë ndërmjet dy kombëtareve, teksa e fundit daton 20 vite më parë, më 5 shtator 2001, ku Anglia do të fitonte në shtëpi me rezultatin 2-0.