Një shtetas i identifikuar si Codie Tobie Cardinal, i cili ishte i burgosur në Qendrën Korrektuese Regina në Saskatchewan, Kanada, u lirua gabimisht, teksa nuk ka pranuar lirinë dhe është kthyer me këmbët e tij në burg.
Mësohet se Codie Tobie Cardinal, u la i lirë në datën 9 Mars, teksa është kthyer sërish në burg.
Sipas një njoftimi, 49-vjeçari u lirua për shkak të një gabimi të bërë nga zyra e gjykatës në Estevan në burgun Regina, teksa supozohej që ai të vuante akuzat shtesë në Regina Court of Queen’s Bench.
Ndërkohë një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë tha se lirimi i të burgosurit u bë aksidentalisht. Fatmirësisht pas lirimit, të enjten, i burgosuri ka zgjedhur të kthehet në qeli duke mos krijuar probleme dhe ngjarje të paprecedent.