Një djalë i ri i vodhi telefonin një gruaje teksa kjo priste autobusin, por është përballur me të papriturën.
Që në momentin kur ia mori, reagimi i qytetarëve përeth që panë skenën ka qenë i menjëhershëm.
Një shofer me makinë sapo e pa skenën u mundua ta përplaste me makinën hajdutin me biçikletë.
Megjithatë ky i fundit arriti të shmangej dhe të largohej me vrap. Por, një tjetër i ri i erdhi përballë duke e goditur me këmbë dhe hedhur në mes të rrugës.
Nuk mjaftoi me kaq, pasi një tjetër i erdhi me biçikletë nga mbrapa duke e shkelmuar.
Atij iu bashkuan dhe tre persona të tjerë që vetëm e godisnin.